Ka përfunduar shtrimi me asfalt i rrugës “Mbreti Gjin” në lagjen 13 në plazh.

Përmes një postimi në rrjetet sociale kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emirian Sako thotë se rehabilitimi i kësaj rruge i shërben banorëve të zonës dhe se janë kryer punime në 900 metra katror sipërfaqe duke lehtësuar levizjen e makinave.

“Rehabilitimi dhe mirëmbajtja e infrastrukturës rrugore është pjesë e punës sonë të përditshme.”,- shkruan Sako.

Postimi i Sakos:

Punojmë çdo ditë në shërbim të qytetarëve.

Një tjetër rrugë e rehabilituar që i shërben banorëve të zonës. Përfunduam shtrimin me asfalt të rrugës “Mbreti Gjin” në lagjen 13 në plazh. Janë kryer punime në 900 metra katror sipërfaqe duke lehtësuar levizjen e mjeteve.

Rehabilitimi dhe mirëmbajtja e infrastrukturës rrugore është pjesë e punës sonë të përditshme.