Shëtitore në Qeparo e Himarë buzë detit Jon. Një pjesë ka qenë e përfunduar pas sezonit veror e aktualisht investimi po vazhdon për të shtruar me beton pjesën mes bregut të detit dhe ndërtesave. Vetë kryeministri Rama ishte në këtë zonë, duke deklaruar se përgjatë vijës Spille-Himare po ndërmerren ndërhyrje arkitekture peizazhi, zhvillimi urban dhe rekreacioni.

“Pas 20 e kusur vitesh i jep mundësinë Himarës që të jetë jo vetëm vendi ku njerëzit vijnë sepse vijnë, por edhe vendi ku marrin shije krejtësisht tjetër dhe hap rrugën e një ripërtëritjeje edhe urbane, edhe mjedisore, edhe shpirtërore, pasi u godit keq shumë edhe Himara në identitetin e vet dhe u mbulua nga pluhuri e balta estetike e bathorizimit. Gjë që e shkatërroi rëndë dhe e privoi për vite të tëra nga shfrytëzimi i potencialeve të veta”, u shpreh Rama.

Një ditë më parë ai u shpreh se njerëzit nga Alpet e panë detin pasi erdhi Berisha në pushtet.