Itali, 10 prill 2014– Në qytezën e Rekanatit në Provincën e Maceratës ndodhi një ngjarje e dhimbshme në 19 tetor 2011. Alketa Baloshi, 35 vjeç u shtrua në maternitet për të lindur dhe humbi jetën pas lindjes.
Sot në gjykatë u shpallën të pafajshme Samuela Xhovaneti mjeke obstetre dhe infermierja Rafaela Galasi duke hedhur poshtë kërkesën e prokurorit për dënime me 18 dhe 8 muaj burg.
Gjyqi për mjekët gjinekologë Mauricio Lojakono dhe Luciana Matei u shty për në 19 nëntor të këtij viti.
/gje. th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





