Seanca e parë në Gjykatën e Apelit në ngarkim të Emiliano Shullazit dhe bandës së tij, e cila ishte programuar për t'u zhvilluar sot është shtyrë për datën 4 shkurt në orën 09:30.
Shkak për shtyrjen e seancës është bërë një nga të pandehurit, Blerim Shullazi, i cili ka ndërruar avokat. Avokati i ri i Shullazit, kërkoi kohë që të njihej me dosjen dhe të bënte mbrojtjen e klientit të tij.
Po ashtu mësohet se nuk është bërë njoftimi i një prej viktimave të procesit, Jano Zakës, biznesmenin që dyshohet se ka kërcënuar grupi.





