Është shtyhrë gjyqi per Safet Gjicin për në 30 janar. Në Gjykatën e Shkallёs sё Parё të Juridiksionit tё Pёrgjithshёm ,Elbasan u zhvillua seanca e radhës me kërkues Safet Gjicin ish-kryebashkiakun e Kukësit ku ky i fundit, për shkaqe shëndetësore, kërkon kthim të masës nga arrest me burg në arrest shtëpie për pjesën e mbetur të dënimit.
Në seancën e kaluar nga gjykata u caktuan 11 kërkesa, të cilave ekspertët do të duhet tu përgjigjeshin me korrektesë. Sot përfaqesuesi i Institutit Mjeko-Ligjor dorëzoi para trupit gjykues ekspertizen e tyre, ndërkohë që prokurori i çështjes kërkoi që të përpunohet dhe një herë përgjigjja e kërkesë në të cilën kërkohet terapia e përshtatshme për eleminimin e këtij rreziku.
Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici, sipas avokatit të tij Markeljan Jance, vuan nga probleme të sistemit kardiovaskular, zmadhim të aortës dhe diabet të formës së rënduar. Sipas Jançe, këto problematika Gjici i ka vuajtur edhe më herët, por gjendja e rënduar psikologjike në burg ka rënduar edhe gjendjen e tij shëndetësore.