Shtyhet sërish gjyqi për Emiljano Shullazin. Kjo është hera e tretë që Gjykata e Apelit kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit shtyn seancën për Shullazin. Arsyeja është mungesa e njërit prej gjyqtarëve si dhe pritja e shkresave nga KLGJ për të sqaruar pozicionet e gjyqtarëve.
Avokatët mbrojtës të të akuzuarve i kërkuan Këshillit të Lartë Gjyqësor që të shprehet për praninë e gjyqtarëve të deleguar në këtë çështje, Artur Kalaja dhe Etleva Temo, pasi nuk janë gjyqtarë të strukturës së posaçme, të formuar vetëm pak ditë më parë.
Edhe pse kërkesa ka shkuar që më 23 dhjetor 2019, KLGJ ende nuk ka kthyer përgjigje. Kështu pavarësisht se ndryshoi emri i gjykatës nga Krimet e Rënda në Gjykatën e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vijon që të jetë e njëjta situatë.





