28 tetor 2015 – Fati i Ismail Morinës, i njohur si Ballisti, autori që ngriti dronin në stadiumin e Beogradit, do të vendoset të premten.
Gjykata e Apelit të Tiranës vendosi që seanca e radhës të zhvillohet të premten në orën 09:30, për shkak të mungesës së avokatit mbrojtës të të pandehurit.
Edhe në seancën e stome Morina u shfaq i veshur me bluzën kuqezi, me simbolet kombëtare. Në seancën kur u dha masa e sigurisë, Morina u shfaq para togave të zeza me të njëjtën bluzë, por ato kërkuan që ai ta ndryshonte. Ndërsa në seancën e sotme në Apel, Ballisti qëndroi në bankën e të akuzuarit deri në fund me bluzën kuqezi.
Ballisti ndodhet prej disa javësh në qeli nën akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe si person që përbën rrezikshmëri për shoqërinë. Ai u arrestua një ditë para ndeshjes Shqipëri-Serbi, pasi u kap me dy armë pa leje në Tiranë.
/portali DurresLajm/