Mbledhja e Byrosë së Kuvendit, të cilës i është kërkuar të vendosë përjashtimin apo jo të kryeministrit Edi Rama me 10 ditë nga punimet parlamentare, është shtyrë për të hënën.
Fillimisht u parashikua që mbledhja të mbahej sot, por ajo u shty për në fillim të javës që vjen.
Partia Demokratike dorëzoi kërkesën për përjashtim, menjëherë pas replikave që Kryeministri pati me opozitën dje në seancën plenare.
Rama quajti opozitën “tufë”, ndërsa në shenjë kundërshtie demokratët iu afruan atij para foltores së Kuvendit, e për pasojë seanca u pezullua dy herë.





