Komisioni për Reformën Zgjedhore ka zhvilluar mbledhjen e parë me nisjen e sesionit të ri parlamentar.
Mes deputetëve u ra dakord që të shtyhet afati i Komisionit për Reformën Zgjedhore. Në këtë mënyrë, punimet Komisionit shtyhen me 6 muaj, pra deri më 10 mars 2023.
Ndër të tjera u miratuan edhe ekspertët. Ata do të jenë Viktor Gumi, Shila Ballhysa, Eridian Salianji, Eris Çela, Indrit Sefa, Silva Caka, Arjan Madhi dhe Shkëlqim Sulo.
Ekspertët do të japin mendimin e tyre mbi Kodin e ri Zgjedhor. Kjo reformë është e rëndësishme, duke qenë se vitin e ardhshëm do të zhvillohen zgjedhjet vendore për kryetar bashkie.





