Stadiumi i Lyon-it të Francës është përfshirë nga një incident ditën e sotme, gjë që ka bërë që ndeshja të shtyhet. Tifozët vendas u futën në fushë për t’u mbrojtur nga hedhja e objekteve dhe fishekzjarre nga tifozët turq. Ende nuk ka raporte zyrtare por flitet per te plagosur.
Hyrja e stadiumit të Lyon është kryer në ring për përleshjet mes tifozëve turq, të cilat formojnë një grup prej 5.000 tifozëve. “Tifozët turq kanë sulmuar një punonjës të stadiumit dhe e kanë lënë të plagosur”, tha një dëshmitar.
Incidente janë regjistruar edhe në një prej sektorëve të stadiumit,,ku policia u detyrua të përdorë gaz lotsjellës.
Jean-Michel Aulas, president i klubit francez, ka zbritur në fushë në përgjigje të hedhjes së objekteve dhe fishekzjarre.
Trajneri i ka bere thirrje tifozeve ne tribuna, per te mos vazhduar hedhjen e sendeve.