Sipas asaj që shkruan Shqiptarja.com, sot është shtyrë seanca në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dosjen “339” të shitblerjes së votave në bashkinë e Durrësit në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës.
Personat nën hetim, mes tyre edhe Astrit Avdylaj, kërkuan praninë e dy prokurorëve të dosjes, Dritan Prenci dhe Vladimir Mara, ndërsa në sallë mungonte ky i fundit. Astrit Avdyli pretendoi se ata kanë manipuluar provat dhe kërkon ballafaqim me prokurorët.
Në këto kushte SPAK, Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion nuk arriti t’i komunikojë akuzat grupit Avdylaj, duke vendosur 16 janarin si datë të seancës së radhës për të shprehur përfundimet e akuzës për grupin e parë të dosjes 339.





