KORÇË – Shtyhet sërish seanca gjyqësore për çështjen e pikturave të vjedhur në galerinë “Guri Madhi” në Korçë. Shkak për moszhvillimin e seancës është bërë mungesa e njërit prej të pandehurve, konkretisht ish- përgjegjësit e Galerisë së Arteve, Sotiraq Xega, i cili këtë fillim viti është shtruar në spital për shkak të disa komplikacioneve në zemër.
I akuzuari tjetër, ish-drejtori i qendrës kulturore "Vangjush Mio", Vladimir Topi ka qenë i pranishëm në sallën e gjyqit. Seanca e radhës pritet të zhvillohet në 21 janar, ku do të vijojë me pyetjen e dëshmitarëve të mbrojtjes mes të cilëve pritet të jetë edhe kreu i bashkisë, Niko Peleshi.