Seanca gjyqësore për divorcin mes presidentit të PL, Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi që do të zhvillohej ditën e sotme është shtyrë.
Seanca në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë u shty pasi as Meta dhe as Kryemadhi nuk u paraqitën në seancë.
Meta nuk pritej që të mos paraqitej në gjykatë pasi ai ndodhet në burg prej muajsh tashmë. Seanca e radhës u caktua më 11 prill në orën 10:30. Duke qenë se Meta nuk ishte i pranishëm kishte lënë autorizim avokatin e tij, Genc Gjokutaj.





