Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë këtë të martë seancën gjyqësore ndaj Emiljano Shullazit.

Shkak për shtyrjen e kësaj seance është bërë mosparaqitja në gjyq e dëshmitarit Jani Zaka. 

Për mungesën e dëshmitarit Zaka nuk kishte ardhur asjë njofitm nga komisariati.

Ndërkohë, në seancë gjykata rrëzoi kërkesën e Blerim Shullazit për zëvendësim të masës së sigurisë.

Seanca e radhës ndaj Emiljano Shullazit do të zhvillohet më 28 dhjetor në orën 14:00.