Është shtyrë seanca në Gjykatën e Apelit për Emiljano Shullazin, Gilmando Danin, Endrit Qyqon, Endrit Zelen dhe Blerim Shullazin.
Seanca gjyqësore është shtyrë pasi mungonin dy nga avokatët mbrojtës të të pandehurve, ndërsa seanca e radhës pritet të zhvillohet pas dy javësh.
Gjithashtu Prokurori i Apelit për Krime të Rënda, Isa Jata, do vazhdoj ta ndjekë këtë proces për arsye se Artan Bajrami u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Dy muaj më parë Krimet e Rënda dënuan me 55 vite burg Emiljano Shullazin, Gilmando Danin, Endrit Qyqja dhe Endit Zela si dhe Blerim Shullazin.
Për Shullazin u dha 14 vite burg, ndërsa ai bashkë me bandën e tij akuzohen për krijim të grupit të strukturuar kriminal, gjobëvënie dhe kanosje për shkak të detyrës.





