Seanca plenare e planifikuar për ditën e nesërme më 11 korrik do të shtyhet më datë 18 korrik 2019.

Kjo pasi shumica e çështjeve të planifikuara në rendin e ditës të seancës plenare të ditës së enjte janë ende në proces shqyrtimi në komisionet parlamentare.

NJOFTIM I PLOTË

Seanca plenare e planifikuar për më 11 korrik 2019, shtyhet më datë 18 korrik 2019, pasi shumica e çështjeve të planifikuara në rendin e ditës të seancës plenare të datës 11 korrik 2019 janë ende në proces shqyrtimi në komisionet parlamentare.

Komisionet parlamentare do të vijojnë punën për përfundimin e shqyrtimit të të gjitha çështjeve të parashikuara në këto data.