Seanca paraprake për dosjen “Partizani” është shtyrë për në 5 Maj.

Pas këtij vendimi avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj tha se kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi.

“Sot depozituam kërkesën për përjashtimin e gjyqtares dhe sipas procedurës seanca u ndërpre sepse gjyqtarja nuk mund të marrë vendim pa u shprehur një gjyqtar tjetër në lidhje me përjashtimin e saj”, u shoreh ai.

Kujtojmë se në lidhje me këtë çështje, Berisha akuzohet për “korrupsion pasiv”, ndërsa Jamarbër Malltezi e Fatmir Bektashi akuzohen për korrupsion e pastrim parash.