Gjykata e Lartë ka shtyrë seancën gjyqësore për gjykatësen Majlinda Andrea, e cila akuzohet se do të merrte 50 mijë euro për të favorizuar një vendim gjyqësor.

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e një prej anëtarëve të trupës gjykuese.

Ne këtë seancë prokuroria duhet të paraqiste konkluzionet përfundimtare ku do të kërkonte dënimet për të akuzuarit.