Shtyhet seanca paraprake për inceneratorin e Tiranës, SPAK kërkoi kohë që të administronte disa akte.

Në sallë ishin të pranishëm të gjithë personat e marre të pandehur, në lidhje me këtë çështje.

Mësohet se prokurori i çështjes kërkoi kohë për të administruar aktet procedurale.

Kujtojmë se në fund të muajit nëntor, Gjykata Kushtetuese nuk ka pranuar ankimin e bërë për heqjen e masës së sekuestros ndaj inceneratorit të Tiranës.

Përmes një vendimi të marrë në Mbledhjen e Gjyqtarëve, Kushtetuesja ka vlerësuar të mos kalojë çështjen për shqyrtim në seancë plenare.