Gjykata e Durrësit ka shtyrë për në 19 shtator, ora 09:45, seancën për shqyrtimin e kërkesës së Arbër Paplekajt për lirim me kusht.

Shkak për shtyrjen u bë mungesa e përfaqësuesit të Shërbimit të Provës, i cili duhej të jepte sqarime lidhur me vlerësimin për lirimin e mundshëm të Paplekajt. Në sallën e gjyqit nuk ishte i pranishëm as vetë i dënuari.

Gjithashtu, shtyrja u motivua edhe me ngarkesën e gjyqtarit Rexhep Bekteshi, për shkak të angazhimit të tij në seanca të Kolegjit Zgjedhor.

Arbër Paplekaj është dënuar me 7 vite burg për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, ngjarje e ndodhur më 21 prill 2021, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare.