Shtyhet seanca e radhës në gjyqin ndaj Nevaldo Hajdarajt, ish-efektivit të policisë i cili akuzohet për vrasjen e Klodian Rashës më 8 dhjetor të 2020, në zonën e Laprakës në Tiranë.
Shkak është bërë mungesa e avokatit Adriatik Cama, i cili mbeti i plagosur dy javë më parë, nga të shtënat me armë që i morën jetën klientit tjetër të tij, Kudret Saliajt.
Ndërkohë në lidhje me rastin e Hajdarajt, kujtojmë që Prokuroria ka kërkuar 13 vite burg për efektivin që vrau 25-vjeçarin Rasha, pasi ky i fundit shkeli orën policore gjatë pandemisë.





