Shtyhet seanca praprake për tenderin e uniformave pasi avokatët nuk ishin të pajisur me dosje, ndërkohë që seanca e radhës u la më 10 nëntor në orën 09:00.

Ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara Edlira Naqellari dhe bashkëpunëtorët e saj Flutura Çekrezi, Ani Omuri, Kleivis Hasani, Anisa Bogdani, dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali dhe Gëzim Mingaj akuzohen për shkelje të barazisë të tenderave.

Tenderi i uniformave ishte për një periudhë 4-vjeçare me vlerë mbi 2.8 miliardë lekë pa TVSH.

Sipas SPAK personat e lartpërmendur kanë favorizuar bashkimin e kompanive të shpallura fituese në kundërshtim me ligjin.