Krimet e Rënda kanë shtyrë për në datën 28 tetor seancën e radhës për dosjen “Toyota Yaris”.

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë fakti se nuk kanë marrë dijeni dy kushërinjtë Alfred dhe Elvis Vladi, të shpallur në kërkim për këtë çështje.

Avokatët e pranishëm në sallë kanë thënë se dy kushërinjtë nuk gjenden në vendin tonë, por janë jashtë Shqipërisë.

Të arrestuar për këtë çështje janë babë e bir, Edi Lika dhe Klevi Cani, si dhe Alban Mollaymeri, të cilët akuzon për pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, dhe shtetasi Agim Çeka, i akuzuar vetëm për armëmbajtje pa leje.