Është shtyrë sërish procesi gjyqësor për ish-gjyqtaren e Krujës, Enkeleida Hoxha.
Kësaj radhe shkak është bërë mungesa e gjyqtarit të çështjes, Erion Çela, i cili nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.
Nuk dihet se kur do të jetë seanca e radhës ndaj Hoxhës dhe 10 të pandehurit të tjerë për dosjen e korrupsionit në Gjykatën e Krujës.
Kujtojmë se sipas organit të akuzës gjyqtarja Enkeleida Hoxha dhe avokati Aldo Tabaku, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë qenë pjesë e një skeme kriminale, ku favorizoheshin dhe liroheshin të burgosur.