Shtyhet sërish gjyqi për administratorin e kompanisë “Arbi Garden”, Arbër Çekajn. BalkanWeb shkruan se shkak është bërë mungesa e avokatëve të Donaldo Lushajt.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 21 vite burg për biznesmenin Arbër Çekaj, administratori i “Arbi Garden”, i akuzuari për trafikimin e 613 kilogramëve kokaine që u gjet të fshehura në një kontejner me banane në Portin e Durrësit.

Ndërkohë për Donaldo Lushajn, menaxher i kompanisë, organi i akuzës ka kërkuar 16 vite burg, ndërsa nga gjykimi i shkurtuar ai do i duhet të kryejë 10 vite e 8 muaj.

“Kam bërë ankesë për të kërkuar largimin e prokurorit Edvin Kondili ne KLP, pasi nuk mund të vazhdoj me një prokuror që manipulon provat”-tha Çekaj.

Gjykata e Krimeve të Rënda do shprehet me 8 janar të 2020 për Arbër Çekajn, i cili dyshohet për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë kolumbiane në portin e Durrësit.