Gjykata e Apelit për Krime të Rënda shtyu sërish seancën ndaj Emiljano Shullazit dhe grupit të tij. Shkak është bërë mungesa e gjyqtarëve.

Seancën e fundit, Gjykata iu drejtua Këshillit të Lartë Gjyqësor për të zëvendësuar gjyqtarin e përjashtuar, por kërkesa ende nuk ka marrë një përgjigje dhe në këto kushte gjykimi nuk mund të vazhdonte.

Ndërkohë, seanca është zhvilluar mes debateve, pasi avokati Denion Bogdani, pretendoi se ata nuk kanë marrë një përgjigje për kërkesën që kanë bërë për përjashtimin e gjyqtares Albana Boksi, por sipas gjykatës ka një vendimmarrje dhe kërkesën mund ta marrin në sekretari.

Shullazi dhe grupi i tij u shpallën fajtorë nga Gjykata për veprën penale “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”, në dëm të Ylvi Beqajt. Kjo vepër penale, sipas Gjykatës, është kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Pas dënimit nga Shkalla e parë, grupi i Shullazit e apeloi vendimin, që vijon të zvarritet.

DËNIMET
Emiljano Shullazi – 14 vjet
Gilmando Dani – 12 vjet burg
Endri Qyqa – 10 vjet burg
Endri Zela – 10 vjet burg 
Blerim Shullazi – 9 vjet burg