Shtyhet sërish pretenca për Emiliano Shullazin dhe bashkëpunëtorët e tij. Gjykata për Krimet e Rënda vendosi këtë martë që kjo pretencë të jepet më 2 tetor.
Shkak për shtyrjen u bë mungesa e Aldo Tabakut, avokatit mbrojtës të Blerim Shullazit, për arsye shëndetësore. Mungesa e tij u konsiderua e qëllimshme nga Prokuroria, e cila kryesohej nga drejtuesja e Prokurorisë për Krimet e Rënda, Donika Prela dhe prokurorët Gentian Osmani, Besnik Muçi dhe Anton Martini.
Në sallë të gjyqit nuk ndodhej asnjë prej të pandehurve, ndërsa jashtë ambienteve të Gjykatës së Krimeve të Rënda vihej re prezencë e madhe e forcave të policisë.





