Seanca e rradhës e çështjes “Veliera” në Gjykatën Administrative Durrës u shty sërish.
Sipas gazetares së DurrësLajm, që ndoqi seancën e ditës së sotme, gjyqi u shty për në datën 6 shkurt.
Kjo e sotme ishte hera e 11-të që shtyhet seanca e gjyqit për një nga investimet më të rëndësishme dhe më të kundërshtuara nga shoqëria civile dhe opozita në Durrës.
Gjykata u ka dhënë kohë palëve për vërejtjet përfundimtare, ndërkohë që rrëzoi kërkesën e bashkisë Durrës për heqjen e sekuestros preventive.
K.H.





