DURRES, 11 mars 2013–   Gjykata e Krimeve të Rënda shtyu sërisht sot seancën në ngarkim të Dritan Dajtit, i akuzuar për vrasjen e katër punonjësve të Policisë së Shtetit në vitin 2009 në Durrës. Shkak për këtë është bërë mungesa e avokatëve mbrojtës të të pandehurit. 

I nisur në fund të vitit 2009 në këtë Gjykatë, procesi ndaj Dajtit po shoqërohet me ndërprerrje të shumta.

Ky proces numëron më shumë se 200 seanca të pezulluara, kryesisht për shkak të mungesës së palës mbrojtëse. 

I pandehuri Dritan Dajti akuzohet se është autor i vrasjes me armë zjarri të katër efektivëve të Policisë së Shtetit, gjatë operacionit për arrestimin e tij në 7 gusht të vitit 2009, në plazhin "Iliria" në Durrës.