Është shtyrë përsëri seanca në Gjykatën e Apelit për deputetin opozitar Ervin Salianji. I pandehuri i dosjes “Babalja”, do të zhvillojë seancën e radhës në datë 24 ora 10:00.

Në mbështetje të Salianjit kanë shkuar edhe një grup deputetësh si Gazment Bardhi, Agron Gjekmakaj, Ina Zhupa, Luan Baçi. trupa gjykuese u përbë nga tre anëtarë, gjyqtaren Elona Toro dhe anëtarët e gjyqtarë iliba Bezati dhe Genti Shala.

PD publikoi audio-përgjimin, dha dëshminë e dëshmitarit X Albert Veliu, që pranonte se kishte qenë pjesë e grupit të trafikut të drogës me Agron Xhafën dhe së fundmi është ndihmuar nga ai për të siguruar një sasi kanabisi që do ta trafikonte.

Sipas Gjykatës së Tiranës, Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi kanë inskenuar një audio-përgjim dhe akuza të rreme ndaj vëllait të Fatmir Xhafës, ish-ministër i Brendshëm.