Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë sërish seancën gjyqësore për Emiljano Shullazin dhe bashkëpunëtorët e tij, për në datën 25 shtator.
Seanca është shtyrë me kërkesë të Prokurorit të çështjes Besim Hajdarmataj, pasi nuk ishin të pranishme dy prokurorët Elisabeta Imeraj dhe Eneid Nakuçi.
Imeraj ishte komanduar në një tjetër çështje ndërsa Nakuçi ishte justifikuar pasi kishte probleme shëndetësore. Asnjë prej të akuzuarve nuk ishte prezent në seancë, ndërsa pala mbrojtëse kërkoi dorëheqjen e prokurorit Hajdarmataj nga çështja.
Gjatë diskutimeve në seancë Prokurori Hajdarmataj ka thënë se nuk ka asnjë arsye pse duhet të japë dorëheqjen, ndërsa mbrojtja i tha se ka takuar dëshmitarët.





