Është shtyrë sërish seanca për Emiliano Shullazin dhe 4 bashkëpunëtorët e tij në Gjykatën për Krimet e Rënda.

Mësohet se seanca është shtyrë për në datën 23 tetor për shkak se avokatët nuk kishin përgatitur mbrojtjen.

Ata pritej të paraqisnin këtë të martë mbrojtjen pas leximit të pretencës nga prokuroria, e cila kërkoi dënimin me 64 vite burg në total për të pandehurit, ku për Shullazin u kërkuan 17 vite heqje lirie.

Banda e Shullazit akuzohet për krijimin e grupit të strukturuar kriminal, kanosje për shkak të detyrës ndaj Mynyr Konit e Dhori Kules dhe shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kundër Ylvi Beqjes për ish-hotel "Vollgën" në Durrës.