TIRANE– Gjykata e Krimeve të Rënda shtyhu sërish seancën gjyqësore ndaj Ilir Xhakjas, i cili akuzohet për vrasjen e kryekomisarit të Shijakut, Adem Tahiraj.

Trupa gjykuese vendosi që seanca e radhës të zhvillohet më datën 14 Shkurt në orën 12:00.

Në seancë e sotme avokati mbrojtës kërkoi  sërish gjykim të shkurtuar për Xhakjan, por kërkesa u kundërshtua nga prokurori me arsyetimin se çështja ka nevojë për hetim gjyqësor më të detajuar.

Ish-kreu i komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj, u ekzekutua më 13 Shtator, në fshatin Katund Sukth nga Ilir Xhakja.