Një shtyllë e vendosur në bulevardin “Epidamn” në Durrës ka rënë gjatë natës mbi një mjet të parkuar, duke i shkatërruar totalisht xhamin e përparmë.
Fatmirësisht në mjetin tip “Peugeot” nuk ndodhej drejtuesi i tij apo persona të tjerë, pasi ky incident mund të rezultonte me pasoja të rënda.
Nga fotot që përcjell “DurrësLajm”, shihet se shtylla që ka shërbyer edhe për dekorin e festave, është shkëputur plotësisht nga toka.