Këngëtarja britanike, Jessie J ka shtyer turneun e saj, “Nice to meet you” që ishte paraparë të niste në mars.
Ky turne do të nis në vjeshtë të vitit të ardhshëm për shkak se këngëtarja është shumë e zënë në përgatitje të albumit të dytë .
“Më vjen vërtetë keq por shpresoj të më kuptoni. Ju premtoj se do të bëj këtë turne të madh dhe më të mirin që do të kem ndonjëherë “, ka thënë ajo.
Ylli i hitit, “Price Tag”, kohëve të fundit është gjithashtu, maksimalisht e angazhuar në edicionin e dytë të spektaklit “The Voice” në angli ku për herë të dytë, zë vendin si anëtare e jurisë në panel përkrak, Sir Tom Jones, Will.i.am dhe Dany O'Donoghue .