3 maj 2015 –Gjykata e Apelit e Bolonjës dënoi Eder Marilën, 34 vjeç, me burgim të përjetshëm, për vrasje me dashje.
Ederi në 24 shtator 2006, ndërsa po ngiste makinën i dehur aksidentoi 5 gra me bicikleta. Njëra prej grave të aksidentuara vdiq në spital nga plagët e marra. Gjykata e Apelit të Bolonjës pasi shqyrtoi edhe ekspertizën mjeko-ligjore për gjendjen e shëndetit mendor të Ederit, arriti në konkluzionin që ai ishte në gjendje të mirë mendore për të kuptuar krimin që po kryente. Në këtë mënyrë gjykata pranoi akuzën e prokurorisë për vrasje me dashje.
/Gj. Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/