Jude Bellingham u përpoq maksimalisht për të shpëqëndruar Harry Kane në momentet përpara penalltisë.

Por sulmuesi anglez ishte shumë i fokusuar dhe arriti të realizoj duke i dhënë përkohësisht Bayern-it avantazhin 2-1 kundër Realit, në takimin që u mbyll 2-2.

Gjyqtarit Clement Turpin iu desh të largonte mesfushorin madrilen nga kolegu i tij anglez. Ky veprim i Bellingham është kritikuar nga shtypi britanik.

Kapiteni i Anglisë zbuloi se si bashkëkombësi i tij ishte përpjekur dhe nuk arriti ta shqetësonte atë duke parashikuar saktë se ku do ta gjuante penalltinë.

“Në atë moment nuk e dija se çfarë tha. Unë fola me të më pas dhe Jude më tregoi se më kishte thënë që: ‘Unë e di që do të gjuash majtas’. Jude po përpiqej t’i thoshte portierit ku do të gjuaja. E dija se ai ishte atje, por thjesht nuk e dija se çfarë tha. Pashë që portieri lëvizi pak më herët dhe përfitova. Natyrisht që penalltia ishte e bukur për mua”, shpjegoi Kane.

Pas një fushate zhgënjyese në Bundesligë, Kane beson se Bayern ka një ‘mundësi të madhe’ për të fituar një trofe këtë sezon.

“Eshte e mrekullueshme. Ne po luajmë me Real Madridin në gjysmëfinalen e Champions. Kjo është përvoja për të cilën erdha këtu dhe të kem këtë mundësi është diçka për të cilën jam shumë i emocionuar. Është 0-0. Ka edhe një ndeshje për të shkuar në Ëembley. Ne kemi një mundësi të madhe këtu”, tha Kane.