Mediat kryesore dixhitale botërore nuk e kanë pasur të vështirë për ta kualifikuar humbjen e PSG-së në “Camp Nou PSG”. Nuk ka pasur komente për performancën e gjyqtarit.
L’Equipe – Një anije mbytet në histori. Tri javë pas arritjes së një prej rezultateve më të mëdha në historinë e vet, PSG-ja ka përjetuar një nga ankthet më të këqija dhe një humbje të paharrueshme. Lojtarët e Unai Emery i druheshin përmbysjes dhe ajo ndodhi. Ata janë poshtëruar.
Le Parisien – PSG përulet para Barcelonës. Kjo e fundit bën realitet të pamundurën. Tri javë pasi mundi katalanasit në “Parc des Princes”, PSG-ja është shkërmoqur në “Camp Nou”. Një përmbysje e paparë ndonjëherë në historinë e futbollit europian. Kjo përmbysje e pabesueshme ndalon prizienët të luajnë në çerekfinalen e pestë radhazi të Champions-it.
Le Monde – Një ndeshje e çmendur. Hera e parë në historinë e futbollit. Në fund të një ndeshjeje të çmendur, PSG-ja u eliminua nga Liga e Kampionëve prej Barcelonës. Parizienët hyjnë në histori, por nga dera e vogël. Klubi i parë në histori, që eliminohet pas fitores 4-0 të ndeshjes së parë.
Eurosport – Ishte e pamundur, e pakonceptueshme, por ndodhi. PSG-ja kishte fituar 4-0 në ndeshjen e parë, shënoi edhe në kthim me anë të Cavani, por nuk mjaftoi të hapte dyert e çerekfinaleve të Champions-it. PSG-ja kaloi nga ëndrrat e bukura te makthet, duke luajtur me frikë nga minuta e parë.
Libération – Një ekip parizien i panjohur. Ishte e pamundur, por ata e kanë bërë këtë. Në Champions, ekipet që fitojnë 4-0 një ndeshje mund të klasifikohen. Barcelona pati përballë në kthim një ekip të panjohshëm. Parizienët u dominuan gjatë gjithë ndeshjes, duke humbur topa dhe duke ofruar mundësi shënimi për rivalin.
TF1 – Ne kemi jetuar vetëm një moment historik. Do të duhen javë për të analizuar një zhgënjim të tillë të madh. PSG-ja nuk pranoi për të luajtur, duke menduar vetëm për t’u mbrojtur.