Zvicër, 21 qershor 2014 – Gazetat zvicerane janë treguar jo pak kritike ndaj ekipit të tyre që humbi dje thellë ndaj Francës. Gazeta zvicerane “20 minutes” ka nxjerrë një karikaturë të lojtarëve të kombëtares duke i krahasuar me gjumashë që mezi mbahen në këmbë me një sy hap e një mbyllur, shkruan “Presheva Jonë”. 

Në kokë të karikaturës u këndohet himni në gjuhën shqipe. Kjo duket jo pa qëllim nga gazeta e cila ndoshta është mbështetur në faktin se skuadra ka shumë lojtarë me kombësi shqiptare. 

“Dilli del në bregjet tona, për me u que prej gjumi mirë…”, është një pjesë e himnit që sipas zviceranes duhet të zëvëndësojë himnin e kombëtares së tyre tanimë. 

Shtypi zviceran shprehet ndër të tjera se skuadra e tyre u fundos përballë gjelave. 

Në ndeshjen mes Zvicrës dhe Francës, Zvicrën e kanë “shpëtuar” dy golat e shënuar pranë fundit të ndeshjes nga dy shqiptarët, Xhemaili dhe Xhaka të cilët nuk ishin në gjumë. Gazetat e theksojnë se dhe dy golat e shënuar u bënë nga shqiptarët. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/