Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka reaguar pas vendimit të marrë nga kryeministri Rama për tërheqjen e kandidatit të PS-së në Kavajë.

“Presidenti i Republikës, Bujar Nishani e vlerëson qëndrimin e Kryeministrit për shtyrjen e zgjedhjeve për Kryetarin e Bashkisë së Kavajës si një mundësi për të vijuar dialogun politik mes palëve për të gjetur një zgjidhje kompromisi të krizës politike në vend. Në këtë kontekst, Presidenti i Republikës vijon të nxisë mbajtjen hapur në vijimësi të dialogut mes palëve” thuhet në njoftim.