Edhe pse jo titullar, Cristiano Ronaldo u bë protagonist i raundit të parë të Superkupës së Spanjës mes Realit dhe Barcelonës.Sulmuesi portugez hyri në fushë në minutën e 58, duke zëvendësuar Karim Benzema. Pas penalltisë së Messit, që u shoqërua me protesta të shumta nga ana e madrilenëve, Cristiano mori për dore ekipin.Numri 7 i Realit shënoi një gol të mrekullueshëm dhe hoqi fanelën për t’ia treguar stadiumit “Camp Nou”.

Kjo bëri që të ndëshkohej me karton të verdhë. Vetëm një minutë më vonë, portugezi u rrëzua në zonë pas një dueli me Umtitin. Arbitri e interpretoi simulim këtë rrëzim dhe e ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë Cristianon, i cili i nervozuar jashtë mase, shtyu me dorë gjyqtarin Burgos Bengoetxea.Ky veprim mund ta pezullojë Cristianon për 4 ndeshje, pa përfshirë ndeshjen e kthimit të Superkupës së Spanjës.