Një 37-vjeçare është shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka shtyrë nga shkallët nënën e saj, duke i shkaktuar dëmtime në këmbë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz referuan materialet në Prokurori, ku shpallën në kërkim shtetasen I. S., 37 vjeçe, banuese në Durrës, (me probleme të shëndetit mendor), pasi ka shtyrë nga shkallët nënën e saj dhe si pasojë është lënduar në këmbë. Pas ndihmës mjekësore e dëmtuara është larguar në banesë pa probleme.”, thotë policia.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.