23 dhjetor 2014 –  Karabinierët e qytetit të Vilanovës në Provincën e Astit arrestuan në flagrancë Shuaip Shuaipajn, 31 vjeç me precedentë të shumtë penalë për drogë dhe krime kundra pronës. 

Ai u arrestua, sepse gjatë kontrollit të makinës i gjetën 121 gramë kokainë puro, të fshehur në brendësi të makinës. 

Gjatë kontrollit të banesës së tij në qytezën e Monteu Roero-s, në Provincën e Kuneos (Cuneo) u gjet vetëm një peshore elektronike precizioni.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/