Akademiku Ylli Popa, një emër i njohur në jetën akademike shqiptare, është ndarë nga jeta pasditen e së martës, në moshën 87-vjeçare.
Popa ishte intelektual i njohur, me veprimtari të shtrirë në më shumë se gjashtë dekada. Ai u lind në një familje me tradita intelektuale dhe kombëtare në qytetin e Elbasanit, në vitin 1930. Pasi përfundoi studimet në shkollën “Normale” në qytetin e lindjes, u diplomua si mjek në Bukuresht, u specializua për kardiologji në Moskë. Me kthimin në Shqipëri, Ylli Popa u bë themelues i shkollës shqiptare të kardiologjisë. Nën drejtimin e tij u themelua e para katedër dhe i pari shërbim shqiptar i kardiokirurgjisë.
Ylli Popa ishte kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë për një periudhë 10-vjeçare (1997-2007) dhe njihet si një nga drejtuesit më jetëgjatë të këtij institucioni.
Profesor Popa do të mbahet mend edhe për qëndrimin e tij në momentin kur do të niste edhe rrëzimi i komunizimit në Shqipëri. Në një rrëfim të gjatë për jetën e tij për gazetaren Genta Popa, akademiku tregon se si e ëndërronte Shqipërinë: “Unë Shqipërinë e dua të madhe, e dua të madhe në virtyte, në ndershmëri, në vlera, sepse kur Shqipëria në konditat e sotme të futet në Europën e bashkuar, që do të jetë pjesë e një shteti të madh, kur unë jam një krahinë, një pjesë e tij, për mua Shqipëria është e madhe sepse unë iki kur të dua nga Shqipëria, e shkoj e takoj shqiptarët e Malit të Zi, të Maqedonisë etj., nuk kam pengesa”.
Shuhet akademiku Ylli Popa
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Mes 5 figurave që iu ndalua hyrja në SHBA, aktivisti britanik Imran Ahmed padit administratën e Trump
Kritiku i Putinit, Sergei Udaltsov, dënohet me 6 vjet burg për terrorizëm në Rusi
30-vjeçari përplaset nga një makinë! I riu në gjendje kritike për jetën
U godit me top në kraharor gjatë lojës në kalçeto, ndërron jetë 42-vjeçari, ja çfarë dyshohet





