Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare.

Prej më shumë se një muaji ,ish-Presidenti u tranferua nga spitali Shefqet Ndroqi në një spital në Gjermani për një trajtim më të specializuar, por sipas mjekëve atje Nishani ra në gjendje kome dhe  pësoi vdekje të trurit, fatkeqësisht një gjendje shëndetësore e pakthyeshme për të.

Mjekët i këshilluan familjarëve të merrnin  një vendim  për shkak të shpresave të humbura për t’u zgjuar.