10 dhjetor 2014 – Po nga infarkti ka ndërruar jetë edhe vëllai i këngëtarit të madh Giuseppe Mango, ndërsa mësohet se ai është ndjerë keq kur ka qënë në shtëpinë e vëllait që vdiq në skenë. Vëllai murator dhe një tjetër artist ndëruan jetë një ditë pas njëri-tjetrit. Pas vdekjes së këngëtarit të famshëm Giuseppe Mango nga një infarkt mbrëmjen e së dielës, edhe vëllai i madh i tij Giovanni, ka ndëruar jetë pas një ataku kardiak. “La rondine” ishte kënga me të cilën Mango u bë i famshëm për publikun shqiptar një dekadë më parë. U kthye në hit dhe e shndërroi kantautorin e njohur italian, Mango, në një nga më të pëlqyerit e atyre viteve. Thuajse të gjithë jetën e tij e kaloi në skenë, aty ku edhe dha shpirt.
Në moshën 60-vjeçare, Mango humbi jetën teksa po jepte një koncert bamirësie, në një provincë të Materës. Po këndonte hitin e tij “Oro”, kur u ndje keq. Fillimisht iu drejtua spektatorëve me fjalët “Më falni, nuk ndihem mirë”, e më pas gjithçka përfundoi… Por, askush nuk deshi ta besonte lajmin tragjik, deri sa stafi i tij dha zyrtarisht lajmin duke shkruar në Facebook: “Dallëndyshja jonë fluturoi në qiellin e gabuar. Do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona, ashtu siç këndoje dikur: nuk do të vdesim kurrë, gjithçka është këtu në tokë”.
Megjithatë, vdekja e Mangos nuk ishte e fundit në familjen e tij. Gjatë ceremonisë funebre të këngëtarit humbi jetën edhe i vëllai, Giovanni Mango, nga një atak kardiak. I dërrmuar nga humbja e të vëllait, 75-vjeçari u ndje keq gjatë homazheve dhe mbylli përgjithmonë sytë në spitalin e qytetit. Komuna e vogël, ku u lindën dhe u rritën dy vëllezërit Mango, është zhytur tashmë mes miliona mesazheve të ngushëllimit nga e gjithë Italia dhe bota.





