Një aksident tragjik i ka marrë jetën  4 anëtarëve të një familjeje britanike.

Ngjarja e rëndë ndodhi teksa familja, që ndodhej me pushime në Florida të SHBA-së, po kthehej nga një qendër tregtare dhe i preu rrugën një kamioni në Titusville.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe konstatoi se të 4 pasagjerët e makinës, kishin humbur jetën në vend.

Nga hetimet paraprake rezultoi se makina e drejtuar nga britanikët, i ka prerë rrugën kamionit, ndërsa policia dyshon se ka qenë pikërisht pajisja GPS, që ka sinjalizuar gabimisht drejtuesin e mjetit.