Aktorja e njohur shqiptare, Shpresa Bërdëllima ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare.
Aktorja Bërdëllima ndërroi jetë në Belgjikë, ku jetonte prej vitesh së bashku me familjen, pasi nuk mundi të fitonte betejën me sëmundjen e rëndë prej së cilës vuante prej kohësh.
Bërdëllima lindi më 11 prill 1959, në Tiranë. Ajo ka luajtur një sërë rolesh në disa prej filmave më të suksesshëm të para viteve '90.
Vajzat me kordele të kuqe (1978)… zonjusha Gajtani
Përtej mureve të gurta (1979)… Asimeja
Era e ngrohtë e thellësive (1982)… Vali
Kur hapen dyert e jetës (1986)… Liza
Kur ndahesh nga shokët (1986)… Zana
Të shoh në sy (1986)… bashkeshortja e z. Mina
Mirela (telekomedi) – (1988), Mirela
Flutura në kabinën time (1988)… Keti