23 dhjetor 2014  –  Ka ndërruar jetë në moshën 70 vjeçare ditën e djeshme,  këngëtari Joe Cocker, i cili përcolli për publikun ndër vite hite të padiskutueshme. Joe Cocker është autori i “You can leave your hat on”, “Unchain my heart” e të tjera këngë që kanë bërë bujë. Vdekja e tij është konfirmuar nga manaxheri i këngëtarit, Barrie Marshall, i cili nuk saktësoi shkaqet e vdekjes.

“Ai ishte unik dhe do të jetë e pamundur që të mbushet hapësira e lënë bosh prej tij në zemrat tona”, tha ai.

Joe nisi të këndojë në vitet 1960 nëpër lokalet e natës në Sheffield, vendlindjen e tij, për të arritur majat falë talentit dhe zërit.