27 dhjetor 2014 – Shuhet në moshën 72-vjeçare aktori i mirënjohur Veli Rada, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë dhe për më shumë se një muaj ndodhej në gjendje të rënduar. Lajmi për humbjen e jetës së aktorit është bërë i ditur mëngjesin e sotëm, 27 dhjetor.
Veli Rada është nderuar nga Presidenti i Republikës me titullin “Mjeshtër i Madh”, ndërsa në vitin 2013 Bashkia e Tiranës e ka nderuar aktorin me titullin “ Mirënjohja e Kryeqytetit”.
Veli Rada ishte aktor profesionist i estradës së Tiranës prej 35 vjetësh, por njëkohësisht ka qenë edhe komentator sportiv.
Ai iu përkushtua tërësisht jetës artistike duke u regjistruar si student i Institutit të Arteve në vitet 1972-1975, në degën e aktrimit. Me mbarimin e Akademisë së Arteve, që nga viti 1975 u bë anëtar i Teatrit të Estradës së Tiranës, në të cilën ai punoi mbi 35 vjet.
Gjatë karrierës së tij artistike ka realizuar me qindra role të ndryshme, duke mbuluar edhe rolin si regjisor dhe as/regjisor në shumë shfaqje të ndryshme. Gjatë kësaj periudhe, realizoi si skenarist humori një numër të madh skeçesh, parodish, intermezo, etj, ku vlen për t’u veçuar bashkëpunimi i suksesshëm me aktorin e madh të humorit Vasillaq Vangjeli





